Tchouameni i ‘çelë’ letrat

- Bota Sot

Tchouameni i ‘çelë’ letrat

Pak ambiente janë aq të pamëshirshme sa Real Madridi. Aurelien Tchouameni e mësoi këtë në mënyrën më të vështirë.

Në futbollin profesionist, pak klube kërkojnë aq shumë nga lojtarët sa Real Madridi, dhe tifozët janë po aq të vështirë për t’u kënaqur.

Kur performancat nuk janë në nivel, publiku në stadium mund të bëhet shumë kritik.

Tchouameni e ka përjetuar këtë drejtpërdrejt.

“U bëra ‘kurbani’. Në 10–20 minutat e para, stadiumi më fishkëllente sa herë që prekja topin.

Një situatë e tillë ose të thyen, ose i thua vetes ‘kështu është’ dhe përqendrohesh te ajo që mund të kontrollosh.

E vetmja gjë që mund të kontrolloj është performanca ime. Presioni te Real Madridi është në një nivel krejt tjetër. Njerëzit komentojnë çdo gjë që bën, qoftë mirë apo keq”, tha ai për “The Pivot Podcast”.

Francezi kujton edhe një periudhë kur u kritikua shumë.

“Të gjithë flisnin për mua, për stilin tim të lojës. Një ose dy vite më parë, konsiderohesha lojtar i dobët dhe më fishkëllenin në stadium – kam kaluar shumë gjëra dhe kjo më ka ndihmuar mentalisht. Sot e di që njerëzit gjithmonë do të flasin, pavarësisht çfarë bëj, ndaj thjesht i injoroj. Të luash për Real Madridin është skena më e madhe në sport: presioni është privilegj”, shtoi ai.

Tchouameni është bërë shpejt një figurë kyçe për madrilenët, duke siguruar një vend titullari në mesfushën e Alvaro Arbeloas.

26-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke kontribuar me dy gola dhe dy asistime.

Megjithatë, ai pësoi një goditje në Ligën e Kampionëve, duke marrë kartonin e tretë të verdhë në çerekfinalen e parë kundër Bayern Munichut dhe duke munguar në ndeshjen vendimtare të kthimit.

Reali u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4–6.

Sezoni 2025/26 rrezikon të bëhet i dyti radhazi pa trofe për “Los Blancos”, pasi ata janë nëntë pikë pas Barcelonës në La Liga dhe janë eliminuar tashmë nga Kupa e Mbretit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot