Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave është në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Rezultati pas dyzet e pesë minutave të para është 0:1 në favor të bullgareve.
Golin e vetëm në këtë pjesë e ka realizuar Demirova në minutën e dyzet e dytë, duke i dhënë epërsinë mysafireve pak para pushimit.
Pavarësisht këtij rezultati, Kosova mbetet në pozitë të mirë në tabelën aktuale. "Dardanet" kryesojnë grupin me nëntë pikë nga katër ndeshje, me golaverazh 10:2, ndërsa Kroacia ka po ashtu nëntë pikë, por me një ndeshje më pak.
Bullgaria renditet e treta me gjashtë pikë, ndërsa Gjibraltari është në vendin e fundit pa asnjë pikë.