Curri: Çdo pikë është e vlefshme

- Bota Sot

Curri: Çdo pikë është e vlefshme

Kryetrajneri i klubit të futbollit Gjilani Debatik Curri ka bërë thirrje nga konferenca e shtypit për futbollistët e tij para ndeshjes ndaj Dukagjinit, duke e vlerësuar si të rëndësishme në rrugën për objektivin që kanë para.

Kryetrajneri i Gjilanit foli në lidhje me përgatitjet e ndeshjes, duke mos e fshehur synimin kryesor për të dalë me pikë të plota nga ky takim.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe kjo ndeshje po ashtu hynë në rangun e ndeshjeve të rëndësishme. Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë ndeshje dhe jemi të gatshëm ta demostrojmë atë të cilën e kemi punuar gjatë gjithë javës dhe ta fitojmë ndeshjen”, tha Curri..
Ndeshja ndaj Ballkanit?!

“Ndeshjen e kishim përgatitur në mënyrë krejtësisht tjetër, por në pjesën e parë nuk arritëm ta implementojmë atë të cilin ishim dakorduar.

Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, duke dominuar ndeshjen dhe duke barazuar rezultatin.

Nëse do të shënonim më herët do ta fitonim krejt ndeshjen”.

Përballjet e vështira ndaj Dukagjinit?

“Memoriet i kemi të freskëta dhe e dijmë se ku kemi gabuar. Ani pse nuk kemi patur shumë raste shënimi, kemi dominuar në çdo përballje ndaj tyre. Besojmë që nesër do ti konkretizojmë rastet të cilat i kemi dhe ta shfrytëzojmë momentumin e mirë të cilën e kemi për të arritur objektivin e klubit”.

“Fokusin duhet ta kemi të njejtë ndaj çdo kundërshtari dhe nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm dhe këtë dëshirë mund ta mposhtim çdo kundërshtar”.

Ndeshje vendimtare?

“Nëse fitojmë, apo edhe nëse nuk fitojmë nuk vendoset asgjë. Ne do të luftojmë deri në fund, pasi që çdo pikë është e vlefshme”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot