Erëleta Mehmeti - hero e fitores, Kosova trondit Bullgarinë

- Bota Sot

Erëleta Mehmeti - hero e fitores, Kosova trondit Bullgarinë

Kapitenja Erëleta Mehmeti është hero e fitores së kombëtares së Kosovës, duke regjistruar fitoren e katërt në katërt ndeshjet e deritashme. 

Kosova ka triumfuar me rezultat 2:1 në përballjen me Bullgarinë,  në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2027. 

Kosova ka vazhduar serinë fantastike të fitoreve, 4 rresht, tani në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Pamje nga ndeshja

Vashat tona e dhanë maksimumin dhe në fund marrin edhe fitoren e radhës.

Mesfushorja Lora Petrova shënoi për 1:0 në minutën e 42-të. 

Në pjesën e dytë e barazuan vashat tona.

Në minutën e 51-të ishte futbollistja Blerta Smajli që barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+6 Erëleta Mehmeti me mjeshtrin e saj e la në gjumë portieren bullgare, 2:1.

Kosova kryeson me 12 pikë, 4 fitore rresht dhe Bullgaria është në vend të tretë me 3 pikë apo me 1 fitore e 3 humbje.

Kroacia është në vend të dytë me 9 pikë, 3 fitore 1 humbje dhe në fund ta renditjes Gjibraltari me 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot