Marcus Rashfordi ka performuar mirë te Barcelona që nga huazimi i tij nga Manchester Unitedi verën e kaluar, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për ta mbajtur në “Spotify Camp Nou”.
Gjithnjë e më shumë po bëhet e pamundur që ai të qëndrojë përfundimisht te klubi katalanas, pasi preferenca aktuale është një huazim i dytë – diçka që klubi anglez nuk dëshiron ta lejojë në këtë fazë.
Për këtë arsye, Rashfordi ka gjithnjë e më shumë mundësi të kthehet te Manchester Unitedi.
Situata e tij në “Old Trafford” ka ndryshuar gjatë kohës që ai ka qenë larg, me trajnerin aktual Michael Carrick që dëshiron ta ketë sërish në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sipas “BBC Sport”, Rashfordi është gjithnjë e më i hapur për një rikthim tek Unitedi në verë.
Edhe pse preferenca e tij mbetet një qëndrim i përhershëm në Barcelonë, nëse kjo nuk realizohet, ai është i gatshëm të rikthehet te skuadra angleze.
Sipas raportimeve nga “Sport” dhe “CaughtOffside”, Rashfordi nuk është i kënaqur me mënyrën si po zhvillohet situata e tij te Barcelona, sidomos me faktin që një transferim i përhershëm po bëhet gjithnjë e më pak i mundshëm.
Ai është i zhgënjyer që qëndrimi afatgjatë te klubi nuk duket realist, prandaj po konsideron alternativa të tjera – përfshirë rikthimin te Manchester Unitedi.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet e ardhmja e tij gjatë verës, veçanërisht pasi ka qenë një lojtar i qëndrueshëm këtë sezon.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Barcelona do të jetë e gatshme të paguajë rreth 30 milionë euro për ta mbajtur, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e tyre financiare.