Një fitore larg titullit

- Bota Sot

Një fitore larg titullit

Inter Milan tani ka një epërsi prej 12 pikësh në krye të tabelës së Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe pesë javët e fundit të sezonit 2025-26. Kjo do të thotë se skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu mund ta konfirmojë matematikisht titullin që fundjavën e ardhshme.

Cristian Chivu është në rrugë të mirë për të fituar “Scudetto”-n në sezonin e tij të parë të plotë si trajner. “Nerazzurrët” kanë grumbulluar 78 pikë pas 33 javësh në Serie A, 12 më shumë se Napoli dhe 15 më shumë se AC Milan, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Shanset e Interit për ta siguruar titullin u rritën edhe më shumë pas fitores 3-0 ndaj Cagliari të premten në mbrëmje, ndërsa Napoli, që mban vendin e dytë, u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Lazio të shtunën.

Interi ka mundësi ta sigurojë titullin e Serie A në ndeshjen e ardhshme në kampionat, si mysafir ndaj Torino të dielën në mbrëmje, por ky skenar varet edhe nga rezultatet e skuadrave tjera.

Që Interi ta fitojë titullin javën e ardhshme, duhet të mposhtë Torino – gjë që pritet gjerësisht – por gjithashtu duhet që Napoli të humbasë pikë në shtëpi ndaj Cremonese të premten, si dhe AC Milan të lëshojë pikë në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme kundër Hellas Verona ose Juventus.

Interi mund ta fitojë titullin edhe me një barazim ndaj Torino fundjavën e ardhshme, por në këtë rast kërkohet që Napoli të humbasë në shtëpi ndaj Cremonese dhe AC Milan të mos marrë më shumë se tri pikë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Hellas Verona dhe Juventus.



Lexoni të gjitha në Bota Sot