Nevil Dede nuk është kryetrajner i Ferizajt.
Dede është shkarkuar pas barazimit me rezultat 1:1 me Prishtinën e Re në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ky barazim ka shkaktuar tërmet në taborin ferizajas, për faktin se ishin favorit i madh ndaj Prishtinës së Re të fundosur në renditje, megjithatë luajtën baras dhe golin e pësuan në minutën e 89-të.
Ndaj humbi durimin me trajnerin duke ia treguar derën.
“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede.
Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit.
Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, njofton FC Ferizaj.
Ferizajasit janë në vend të shtatë me 33 pikë e Prishtina e Re në fund me 28 sosh.