Johan Kortez ishte pafat dje me Tiranën, pasi rrëshqiti në stadiumin “Air Albania” dhe Dinamo përfitoi për të tundur rrjetën. Kështu ndeshja u mbyll në barazim, ndërsa mbrojtësi kishte jo pak pengje.
Në stadium për të mbështetur Kortez u shfaq edhe Melani Avendando.
Kjo e fundit është edhe partnerja e mbrojtësit nga Kosta Rika.
Melani shpërndau foto nga ndeshja e djeshme. Komenti i Kortez nuk mund të mungonte. “Dashuria e jetës sime”, shkruan mbrojtësi.