Vllaznia ka marrë vendimin drastik që të mos dalë në prononcimet e detyruara, pas sfidave që luan në futbollin shqiptar.
Kuqeblutë që po shkojnë drejt titullit kampion po ndjekin rrugën e trajnerit Edi Martini, i cili është ndjerë i fyer nga moderatorja Hygerta Sako në “RTSH”. Një bojkot i tillë është i paprecedentë për intervistat pas ndeshjeve.
Njoftimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia informon se, në vijim të situatës së krijuar në RTSH me moderatoren e emisionit “Supergol” ndaj stafit teknik të Vllaznisë, klubi ka ndjekur rrugën institucionale duke depozituar ankesë pranë Autoriteti i Mediave Audiovizive, si dhe duke njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe RTSH.
Aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse.
Në këtë kontekst, klubi ka vendosur që deri në një vendimarrje të organeve kompetente të mos marrë pjesë në daljet publike në emisionet sportive të RTSH-së nën drejtimin e moderatores për të cilën tashmë ka filluar një procedurë administrative.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerisë dhe sportdashësve duke mbështetur qëndrimin tonë në përpjekjen ligjore për rivendosjen e dinjitetit të nëpërkëmbur.
KF Vllaznia beson dhe mbetet e përkushtuar ndaj respektit dhe etikës në sport”.