Carrick i lumtur te Unitedi: Më pëlqen të jem këtu

- Bota Sot

Carrick i lumtur te Unitedi: Më pëlqen të jem këtu

 Ish-lojtari dhe tani trajneri i Manchester United, Michael Carrick po kalon një kohë spektakolare.

Që kur rimori timonin e skuadrës, ai ka arritur ta rikthejë Manchester Unitedin në atë që e njohim të gjithë, duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Fansat po ashtu dëshirojnë që Carrick, të vazhdojë të jetë në drejtim të skuadrës, me anglezin që u shpreh se është i lumtur te “Djajtë e Kuq”.

“Më pëlqen të jem këtu.

E kuptoj situatën dhe është paksa jashtë kontrollit tim. Më pëlqen të jem këtu dhe më pëlqen ajo që po bëj. E dua këtë vend”, u shpreh Carrick..



Lexoni të gjitha në Bota Sot