Sermaxhaj: Krenari për këto vajza që po tregojnë karakter

- Bota Sot

Sermaxhaj: Krenari për këto vajza që po tregojnë karakter

Kombëtarja e Kosovës në futboll është në rrugën më të mirë të mundshme, katër ndeshje po aq fitore në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2027.

Kosova prin me 12 pikë, tre më shumë se Kroacia, duke lënë pas Bullgarinë me 3 dhe Gjibraltarin me 0 pikë. 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Sami Sërmaxhaj shpreh krenarinë e kësaj ecurie të futbollisteve të tija.

 “Katër fitore radhazi në kualifikime – krenari për këto vajza që po tregojnë karakter, disiplinë dhe shpirt gare.

Çdo ndeshje është rezultat i bashkëpunimit dhe përkushtimit.

Ky është vetëm një hap në rrugën tonë. Vazhdon puna për sfidat që na presin.

Faleminderit për mbështetjen. Bashkë jemi më të fortë.

Suksese gjithmonë për Kosovën”, ka shkruar Sermaxhaj në profilin e tij në facebook..



Lexoni të gjitha në Bota Sot