Dion Gallapeni asiston për Wisła Plock në Poloni!
Futbollisti kosovar Dion Galapeni ka dhënë asist në ndeshjen që skuadra e tij Wisła Płock e zhvilloi ndaj Bruk-Bet Termalica Nieciecza në Poloni.
Mbrojtësi kosovar i mysafirëve ishte i përfshirë në golin e tretë, të cilin Niarchos e realizoi në minutën e 52-të të ndeshjes.
Ndërkohë, në minutën e 61-të, Dion Galapeni u zëvendësua nga trajneri i tij.