Kur e shikon Sami Sermaxhajn në pamje të parë, të lindin dhjetëra pyetje në sekondë...

- Bota Sot

Kur e shikon Sami Sermaxhajn në pamje të parë, të lindin dhjetëra pyetje në sekondë...

Sami Sermaxhaj me kombëtaren e Kosovës po mahnitin kontinentin e Evropës

Kur e shikon Sami Sermaxhajn në pamje të parë, të lindin dhjetëra pyetje në sekondë, a thua ku do të na çojë ky trajner?

Për një moment ndalesh, mendon thellë dhe të kaplon një ndjenjë pasigurie se mund të pësojmë humbje pas humbje, për faktin se është një trajner i heshtur, pak fjalë, nuk ekspozohet shumë në opinion dhe të krijon përshtypjen se mund të na çojë drejt humbjeve.

Por heshtja e tij është e kundërta e dështimit, ajo është receta e suksesit.

Puna e tij është si butoni i një arme bërthamore në fushën e lojës, me një shtypje të vetme “shkrin” kundërshtarin me lojë dhe rezultat.

Qetësia e tij shumë herë të bën të mendosh, nga doli ky trajner?

Heshtja e tij dhe buzëqeshja e matur janë pika që të bëjnë të dyshosh në fillim për ecurinë e tij, por në fakt kjo është përvëluese dhe e frikshme për kundërshtaret, sepse me këtë qetësi dhe maturi ai arrin në rrugën e suksesit.

Qetësia e tij, puna e madhe dhe natyra fjalëpak janë arma sekrete që e ka dërguar kombëtaren drejt suksesit, drejt fitoreve, siç janë katër fitoret rresht të kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2027.

Punën e ka bindëse, ndërsa fjalët i urren, sidomos ato të pamaturat.

Një personalitet i heshtur, nuk mburret në fitore, por ua dedikon meritat të gjithëve dhe u bën me dije se puna kolektive është produkt i suksesit.

Katër fitore rresht, e fundit mbrëmë me rezultat 2:1 ndaj Bullgarisë, janë një sukses që e lartëson shtetin e Kosovës.

Sami Sermaxhaj, selektor i kombëtares së Kosovës, nuk njihet për fjalë të mëdha, nuk njihet për zhurmë, nuk njihet për temperament, ai është gjithnjë i matur dhe mendon thellë para se të thotë një fjalë. Fjala e tij ka peshë që nuk paguhet as me miliona euro.

Edhe buzëqeshjen e ka të kujdesshme.

Kosova prin me 12 pikë, tre më shumë se Kroacia, duke lënë pas Bullgarinë me 3 pikë dhe Gjibraltarin me 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot