Një ngjarje e veçantë është regjistruar në futbollin anglez.
Ekipi i Koventrit, që ka në pankinë ish-lojtarin e njohur të Çelsit, Frank Lampard, që u rikthye në elitën e futbollit anglez pas 25 vitesh, shpërbleu 5000 tifozë të saj në mënyrën më të mirë.
Më konkretisht, drejtuesit e ekipit njoftuan në verën e vitit 2023 se përveç biletave të sezonit të rregullt, do të lançonte paketa speciale të quajtura “Paketat e Premier League”.
Kështu, “blutë” rikthehen në divizionin më të lartë të futbollit anglez për herë të parë që nga sezoni 2000/01, me 5000 tifozë të tyre që shpërblehen për… besnikërinë e tyre, me titullin magjik.
Siç pritej, lajmi bëri xhiron e internetit, me tifozët me fat të ekipit që nuk mund ta besonin se tani do të ishin në gjendje të shikonin të gjitha ndeshjet e shkëlqyera të Premier Ligës.