Arsenali synon 3 lojtarët e Sportingut në verë

- Bota Sot

Arsenali synon 3 lojtarët e Sportingut në verë

Arsenal ka nisur lëvizjet e para në merkato, duke hapur kontakte me Sportingun për disa emra të rëndësishëm të skuadrës portugeze.

Sipas informacioneve të fundit, klubi londinez ka shfaqur interes konkret për tre lojtarë: Ousmane Diomande, Morten Hjulmand dhe Iván Fresneda. Këto lëvizje janë pjesë e planit për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Burime pranë negociatave bëjnë me dije se komunikimet mes palëve kanë qenë deri tani në nivel informal, pa një ofertë zyrtare nga ana e Arsenalit.

“Topçinjtë” po ndjekin nga afër situatën e lojtarëve dhe mundësinë për të avancuar më tej në tratativa në javët në vijim.

Megjithatë, marrëdhëniet mes dy klubeve kanë njohur tensione në të kaluarën, veçanërisht gjatë bisedimeve për Viktor Gyökeres. Pavarësisht kësaj, një marrëveshje e mundshme mbetet e hapur, nëse palët arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet financiare dhe sportive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot