Skuadra e Heidenheim ka pak shpresa për të mbetur në Bundesliga I pas humbjes së sotme me rezultat 2:1 nga Freiburgu, në takimin e javës së 30-të.
Portieri Diant Ramaj e futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqitën titullarë për Heidenheimin.
Ibrahimoviç u zëvendësua në minutën e 72-të.
Manzambi (24) e Eggestein (83) – shënuan për Freiburgun dhe Zivzivadze (58) për Heidenheimin.
Heidenhem është në vend të fundit me 18 pikë e Freiburg në të shtatin me 43 sosh.