Struga Trim Lum deklason Bashkimin në Kumanovë

- Bota Sot

Struga Trim Lum deklason Bashkimin në Kumanovë

Skuadra Struga Trim - Lum ka dhënë një tjetër sinjal force, duke mposhtur bindshëm në udhëtim Bashkimin e Kumanovës me rezultat 4:0, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

Pjesa e parë nisi me raste nga të dyja skuadrat, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 36-të, kur Bashkimi mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për futbollistin Hasan.

Goli i parë erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë (45+3), kur Kompaore shënoi për 0:1.

Në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të vendasve, cilësia e Struga Trim-Lum bëri diferencën.

Në minutën e 80-të, Kompaore shënon për 0:2 (goli i 17-të sezonal).

Në minutën e 82-të, Maleski realizon për 0:3 (goli i 15-të).

Në minutën e 85-të, Ilievski vulos rezultatin 0:4.

Me këtë fitore të thellë, FC Struga Trim-Lum konfirmon formën e shkëlqyeshme, ndërsa  Bashkimi mbetet pa përgjigje ndaj fuqisë së kundërshtarit.

Pas javës së 28-të, Struga renditet në vend të tretë me 59 pikë e Bashkimi është në të gjashtin me 37 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot