Rabotniçki e mposht Arsimin me golat e Muharemit e Hoxhës

- Bota Sot

Rabotniçki e mposht Arsimin me golat e Muharemit e Hoxhës

Rabotniçki ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj KF Arsimi nga Çegrani me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Muarem Muarem mori tre pikë të arta në stadiumin në Shkup.

Golashënuesit për vendasit ishin: Muharem (54’) e Hoxha (90+3’).

Kjo fitore e mban në garë për mbijetesë, ndërsa Arsimi humbet një mundësi të rëndësishme për pikë në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Rabotniçki e zë vendin e 10-të me 28 pikë e Arsimi të shtatin me 35 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot