Pas fitores 2 – 0 kundër Pogradecit në javën e 31-të të Kategorisë së Parë, ekipi i Laçi ka siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës kurbinase Naxhi Shensoi foli për mediat:
“E merituam triumfin dhe rikthimin në Superiore. Gjithë sezonin kemi bërë shumë mirë. Kishim një krizë në fillim, por më vonë e kapëm ritmin dhe filozofinë e lojës. Jemi skuadër që e meritojmë Superioren.
Rivali ishte shumë i fortë. Sot e vërtetuam që jemi më mirë se Pogradeci. Urojë gjithë lojtarë dhe tifozët. Grupi i kuptoi mjaft mirë taktikisht idetë dhe fituam me meritë.
Nga fillimi i ndeshjes, plani ishte presing i lartë dhe i treguam kundërshtaron se ata nuk kanë çfarë na bëjnë. Në zonën e tretë, kishim probleme, por në pjesën e dytë, dhashë direktivat dhe i rregulluam.
Kishim mundësi të shënonim më shumë gola. Nuk mundem si trajner, që të bëja diçka më shumë se kaq, krahas faktin që e mora ekipin në mes të sezonit.
Edhe pse fillimi nuk ishte e lehtë, nuk e humba. Ishte kënqësi të punosh me këta talente. Bonuesi? Vetëm telefoni i gruas mjafton bonus për mua. Të shohim për sezonin e ardhshëm në krye të Laçit, do flas me ekipin. E dua klubin, skuadrën dhe fanelën. Të shohim se çfarë mund të bëjmë”.