Dinamo një hap drejt elitës, Liria i afrohet kreut! Vushtrria dështon

- Bota Sot

Dinamo një hap drejt elitës, Liria i afrohet kreut! Vushtrria dështon

Dinamo e Ferizaj është lider i ri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll dhe ka dy pikë para vendit të dytë Vushtrrisë, si dhe tre ndaj Lirisë së Prizrenit. 

Vushtrria zhgënjeu si vendas duke luajtur pa gola me 2 Korrikun dhe Vëllaznimi nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim (1:1) ndaj Rilindjes 1974 të Lugut të Baranit.

Pas javës së 29-të, Dinamo prin me 62 pikë, pasojnë Vushtrria me 60, Liria 59, Feronikeli 74 59, Vëllaznimi 58, Trepça ’89 55, Ramiz Sadiku 44 pikë etj.

Rezultatet 

Tefik Çanga - Trepça 2:1
Feronikeli - Trepça 89 2:2
Rilindja - Vëllaznimi 1:1
Vushtrria - 2 Korriku 0:0
Dinamo - Besa 3:2
KEK-u Istogu 1:1
Suhareka - Kika 3:1
Vjosa- Prizreni 1:1
Liria - Ramiz Sadiku 2:1



Lexoni të gjitha në Bota Sot