Edhe pse ekipi i Besiktas nuk po përjeton moment të mirë në Superligën e Turqisë, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani po tregon rendiment pozitiv.
Në humbjen karshi Samsunspor, java e 30-të, Asllani shënoi golin e vetëm për “Shqiponjat” e Stambollit në minutën e 90+1’, permës penalltisë. Shqiptari ekzekutoi saktë 11-metërshin, e djathta “vrastare”.
Për 24-vjeçarin nga Elbasani, ky është goli i parë me Besiktas, pas huazimit në Turqi.
Përsa i takon renditjes në Superligë, bardhezinjtë mbajnë vendin e 4-të me 55 pikë, pozitë që i dërgon sezonin e ardhshëm në Conference League.