Bayern shpallet kampion i Gjermanisë

- Bota Sot

Bayern shpallet kampion i Gjermanisë

Bayern Munih është kampion i ri i Gjermanisë, duke siguruar titullin katër javë para përfundimit të sezonit në Bundesliga.

Bayerni fitoi me rezultat 4:2 ndaj VfB Stuttgart në stadiumin “Allianz - Arena” në Munih.

Shënuesit për Bayernin: Guerreiro (31’), Jackson (33’), Davies (37’), Kane (52’) dhe për Stuttgartin realizuan Führich (21’) e Andres (89’).

Bayerni kryeson me 79 pikë, plot 15 më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë, ndërsa Stuttgarti mban pozitën e katërt me 56 pikë.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot