Java e 31-të e Kategorisë së Parë ka dhënë disa verdikte të para për edicionin në fjalë sa i përket luftës për ngjitjen.
Por ka ende shumë gjëra në lojë, duke filluar nga skuadra që do të shpallet kampione, për të vazhduar deri te rënia në Kategorinë e Dytë.
Për shkak të situatës aktuale në renditje, shumë nga këto verdikte mund të zgjidhen që në javën e 32-të, të parafundit të sezonit të rregullt, që është planifikuar të luhet të shtunën e ardhshme më datë 25 prill, në orën 15:00.
Me ngjitjen direkte të vendosur tashmë, sfida Pogradeci-Skënderbeu ka humbur pak shkëlqimin e saj. Por ajo mund të shërbejë, paralelisht me Laçi-Kukësi, për të përcaktuar se kush mund të jetë ekipi fitues i kategorisë për këtë edicion.
JAVA 32
25.04.2026, ora 15:00
Laçi – Kukësi
Pogradeci – Skënderbeu
Kastrioti – Luftëtari
Burreli – Lushnja
Besa – Korabi
Iliria – Apolonia