Arteta i pikëlluar pas humbjes ndaj City-t

- Bota Sot

Arteta i pikëlluar pas humbjes ndaj City-t

Mikel Arteta nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 2-1 ndaj Manchester City, në supersfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League.

“Jam shumë i mërzitur me rezultatin.

Ne u përgatitëm, duke besuar se mund të fitonim… ne vërtetuam se jemi aty, duke kërkuar rastet, por ishim të pafat.

Kemi ende 5 ndeshje; e dimë sa shumë e duam titullin dhe do ta arrijmë.

Fitorja apo mosfitorja, do të varet nga momentet individuale të lojtarëve. Jemi shumë të zhgënjyer sot… kjo është ndjesia e menjëhershme në dhomën e zhveshjes. Por, kemi ende 5 ndeshje…”, tha Arteta.

Kujtojmë se diferenca mes Arsenalit të vendit të parë dhe Man. City-t të vendit të dytë është vetëm 3 pikë, por “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak. Të mërkurën që vjen, Man. City do të luajë në transfertë ndaj Burnley të vendit të fundit, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.



Lexoni të gjitha në Bota Sot