Juventusi ka një mundësi shumë të mirë për të nisur arratinë në rrugën drejt sigurimit të Ligës së Kampioneve, pas gabimeve të Romës e Komos, për të thelluar në 5 pikë diferencën ndaj tyre.
Sot bardhezinjtë ndeshen me Bolonjën, një kundërshtar jo edhe aq i lehtë, që është në vendin e 8 dhe lufton për të siguruar praninë në Europë.
Spaleti ka vendosur që për këtë sfidë të ulë në stol Turam dhe Jilldiz, duke zgjedhur Dejvid nga minuta e parë me Boga dhe Konseisao nga krahët.
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli; Holm, Lokateli, MekKeni, Kambiaso; Konseisao, Boga; Dejvid.
Trajner: Luçiano Spaleti
BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Zortea, Helland, Lukumì, Miranda; Frojler, Pobega; Orsolini, Sohm, Kambiagi; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano