Josa shpjegon nervozizmin

- Bota Sot

Josa shpjegon nervozizmin

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, ka shpjeguar se në fund të ndeshjes së barazuar me Partizanin, kishte qenë i nervozuar me të tijtë që nuk e zgjidhën ndeshjen në epërsi numerike.

“Unë isha i revoltuar me skuadrën sepse pas inferioritetit numerik të kundërshtarit, duhej ta kishim zgjidhur ndryshe.

Ndaj futëm lojtarët në lojë dhe nxorëm nga loja lojtarë që nuk ishin të freskët, nuk duhet të shkonim me topa të gjatë.

Kishin inferioritet numerik, duhej ta mbyllnim Partizanin brenda. Jam shumë i irrituar, jo sepse pika me Partizanin ishte e keqe, ishte e mirë, por siç vjen loja duhet ta shfrytëzosh.

Se në këto raste një faull, një goditje këndi, një mungesë markimi dhe e humb lojën, janë gjëra që ndodhin.

Problemi është që vazhdojmë luftën për mbijetesë dhe do të mundohemi deri në fund të arrijmë qëllimet tona.

Besim te skuadra, te të gjithë që fus në fushë. Janë lojtarë që janë stërvitur me ne gjithë kohën, jo vetëm tani. Kishim disa probleme, kush përgjigjet më mirë do të luajë.

Nuk shoh si luan kundërshtari, më tepër shoh problemet që kam vetë si skuadër. Dua të bëj lojën që më pëlqen, vendosja sot ishte për shkak të mungesave që kishim.

Gjithë kohës me Përgjonin për këtë po komunikoja, duhet të dilnim me stacion 20-25 metra, që të futnim Partizanin në zonën e tij. Do, s’do, do vinte edhe rasti, siç erdhi goditja e Muriç që është cilësor me topin pavarësisht gjendjes fizike që ka. Qoftë me futjen e Akibu, i cili vetëm për ato probleme është, të shkojë te zona se të ndërtojë nuk di fare.

Murataj është një lojtar që nuk është hera e parë që luan në ato pozita, edhe para se të shkonte në Vlorë ka luajtur aty, është lojtar me eksperiencë. Ai mbyllej më tepër në mes e shfrytëzonte Sidibe krahun. Linte hapësira, mund të ishim efikas, por jo me lojtarin e krahut, Koxhin.

Duhej të ishim duke kapur zonat me një nga dy sulmuesit. Shërbimi nga lojtari i qendrës, sidomos nga Bruno, duhet të ishte më i saktë.

Futbolli i ka të tre rezultatet brenda. Edhe me Tiranën, kur thoni fitorja e fundit jashtë në nëntor, jemi shprehur mirë edhe në ndeshje të tjera. Por problemi është te efikasiteti ynë përpara. Sepse një ndeshje mund të shkojë barazim e të humbim pastaj si me Tiranën”, tha Josa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot