Camara e thotë troç dhe "thumbon" Partizanin

- Bota Sot

Camara e thotë troç dhe "thumbon" Partizanin

Sfida mes Partizanit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore përfundoi në barazimin 1-1, ku të dyja skuadrat ndanë pikët me njëra tjetrën.

Pas duelit, nga "Arena e Demave", ka folur dhe lojtari i Bylisit, Aboubacar Camara i cili u shpall dhe "Lojtari i Ndeshjes".

“I lumtur për çmimin, por jo për rezultatin. Kishim mundësi kur ishim në epërsi numerike, por se shfrytëzuam dot. Kemi dhe ndeshje të tjera dhe do të bëjmë maksimumin.

Ku pëlqen të luajë më shumë në sulm? Më pëlqen sulmi dhe të shkoj përpara.

Sezoni nisi mirë por jeni rikthyer në nivelin më të mirë të mundshëm? Nëse nuk do të isha i dëmtuar, do ta kisha ndihmuar ekipin dhe nuk do të ishim këtu ku jemi.

Luajte përballë Dinamos dhe Partizanin, me kë ndjeve vështirësi? Të dyja janë të mira, por me Dinamon", u shpreh Camara 



Lexoni të gjitha në Bota Sot