Ka shkuar në 5 numri i ndeshjeve radhazi që ekipi i Partizanit nuk e njeh fitore në Superiore, duke marrë trajtën e krizës së mirëfilltë. Kjo situatë sjell frikë për objektivin Final Four, kuotë të barabartë pikësh me Dinamon e vendit të 4-të. Pas barazimit 1 – 1 kundër Bylisit, trajneri i “Demave të Kuqë” Olijon Kërnaja, foli para mediave:
“Kemi një ngërç psikologjikë. Kishim shumë raste, 3-5 raste në 5 metrat e fundit. Nuk po arrijmë të shënojmë. Punuam gjatë gjithë javës, ja që nuk u zhbllokuam. Ne e dimim se si do vinte Bylisi.
Duke futur Bardhin në organizim. Dolëm aty ku duhet me Sidibe, por që nuk u shfrytëzuam. Mund të kishim mbyllur ndeshjen që në këtë fraksion loje. Edhe me 10 lojtar u munduam t’i kapnim në trazicion.
Mungesa e Skukës ka peshën e saj. Për manovrën tonë, Skuka do ishte ideal, por në këto kushte, Toma ishte i përshtatshëm. Në pjesën e dytë tentuam me Contreiras apo Shabanin.
Rastet i kishim, ama thjeshtë duhet të shtynim topin në rrjetë. Djemtë po vrapojnë shumë. Mos të harrojmë, rivali nuk e goditi portën tonë në asnjë rast në pjesën e dytë, pavarësisht se ishim në inferioritet numerik.
Toma bëri maksimumin. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë, ashtu siç ndodh kur humbim. Do luftojmë për ndeshjen e ardhshme tani, ai është trofeu ynë. Mbrojtja e brishtë? Ndeshjet e fundit kemi pësuar gola nga goditjet standarde, kurse me Elbasanin, rrezikuam në tranzicion. Sot nga gabimi në pasim të thjeshtë na ndëshkoi.
Edhe Bylis është një ekip i fortë, jo aq kollaj sa duket nga jashtë.
Mendoj më mirë 1 pikë, se sa pa asnjë. Kartonët? Ismaili dhe Bytyçi mungojnë në derbi, por ne kemi lojtar.
Dua të jemi agresivë dhe ritëm vrapimi. Te vetmit kartona për protesta kam marrë unë”.