Ish-portieri i mirënjohur, Bujar Thaçi, ka folur për Vedat Muriqin, pasi ishte bashkëlojtar i tij te Liria e Prizrenit.
Ai ka thënë se Vedat Muriqi e ka ‘zbuluar’ vetën, jo nga trajnerët.
Madje, ai tha se këta të fundit e kanë tallur atë, bashkë me bashkëlojtarët e tij.
“I thanë ti je për basketbollist.
Sa herë vinte në stërvitje, i thonin ‘ja ku erdh ky basketbollisti’.
Talleshin me të edhe bashkëlojtarët e tij”, tha Thaçi.