PSG dhe Marquinhos afër ndarjes

- Bota Sot

PSG dhe Marquinhos afër ndarjes

Paris Saint-Germain dhe braziliani Marquinhos raportohet gjatë kësaj verë do të ndajnë rrugët.

Mbrojtësi brazilian, 31 vjeç, ka humbur rëndësinë në skuadër këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique, duke qenë titullar vetëm në tetë nga 11 ndeshje në Ligue 1.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka mbajtur të njëjtin qëndrim si verën e kaluar dhe është i gatshëm ta lejojë largimin e tij në rast të një kërkese zyrtare.

Në planin e skuadrës, PSG synon t’i japë më shumë hapësirë mbrojtësit Illia Zabarnyi, i transferuar nga Bournemouth në vitin 2025, i cili pritet të ketë rol më të madh në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se deri tani nuk ka bindur plotësisht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot