Milani shet Leao-n, kërkon 50 milionë euro

- Bota Sot

Milani shet Leao-n, kërkon 50 milionë euro

AC Milan raportohet se po përgatit lëvizjet për afatin kalimtar të kësaj verë, duke nisur nga një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e Rafael Leao.

Klubi kuqezi është i gatshëm të shqyrtojë largimin e sulmuesit portugez nëse mbërrin një ofertë 40 deri 50 milionë euro. Deri tani, një propozim i tillë nuk është konkretizuar. Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028 dhe përfiton rreth 7 milionë euro në sezon.

Aktualisht, destinacionet më aktive mbeten Arabia Saudite dhe Premier League. Në garë për lojtarin përmendet edhe FC Barcelona, që e ka ndjekur në të kaluarën, por pa të njëjtin entuziazëm si më parë. Një tjetër skenar lidhet me Marcus Rashford, pasi Leao mund të shihet si alternativë nëse anglezi rikthehet te Manchester United.

Forma e sulmuesit nuk ka qenë në nivelet e pritshme këtë sezon. Përkundër një momenti pozitiv me gol ndaj Veronës dhe asistit për Adrien Rabiot, paraqitjet e tjera kanë reflektuar një rënie të dukshme.

Trajneri Massimiliano Allegri po mundohet ta menaxhojë situatën si në aspektin teknik ashtu edhe në atë njerëzor, ndërsa vërshëllimat në “San Siro” tregojnë pakënaqësinë e tifozëve.

Megjithatë, Milani nuk e konsideron të lehtë ndarjen me Leao-n, duke pasur parasysh rolin e tij kyç në vitet e fundit. Edhe këtë edicion, pavarësisht dëmtimeve dhe luhatjeve në formë, ai ka regjistruar 9 gola dhe 3 asistime në një rol jo të zakonshëm për të.

Kupa e Botës 2026 me Portugalinë mund të jetë një mundësi për rilindje për Leao-n. Vendimi final i Milanit pritet të varet nga ofertat që do të vijnë në tregun e kësaj verë: nëse ato do të jenë bindëse, largimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot