Christian Pulisic pritet të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni, teksa e ardhmja e tij në “San Siro” duket gjithnjë e më e pasigurt.
Sulmuesi amerikan po kalon një periudhë të vështirë forme, pasi nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 15 ndeshjet e fundit, duke rritur dyshimet mbi rolin e tij në skuadër.
Në këto rrethana, drejtuesit e Milanit janë të hapur për shitjen e tij dhe, sipas raportimeve, do ta lejonin largimin pa hezitim nëse vjen një ofertë mbi 50 milionë euro.
Interesimi për Pulisic nuk mungon, sidomos nga Premier League, ku disa klube po monitorojnë situatën e tij dhe mund të lëvizin gjatë afatit kalimtar veror.