Napoli do ta gjobisë Lukakun me 150 mijë euro, zbulohet arsyeja

- Bota Sot

Napoli do ta gjobisë Lukakun me 150 mijë euro, zbulohet arsyeja

Romelu Lukaku do të ndëshkohet nga Napoli me një gjobë prej rreth 150 mijë eurosh.

Ky vendim vjen pas situatës së krijuar në javët e fundit, kur sulmuesi qëndroi në Belgjikë për t’u rikuperuar pa e ndjekur plotësisht programin e klubit.

Lukaku u kthye në Castel Volturno për t’u takuar me drejtuesit e klubit dhe për ta sqaruar situatën, por nuk pati kontakt me pjesën tjetër të skuadrës dhe as me trajnerin Antonio Conte.

Megjithatë, edhe pse e pati një diskutim me klubin për t’i ulur tensionet, Napoli nuk është i kënaqur me mënyrën se si lojtari e ka menaxhuar këtë periudhë.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur të ndërmarrë masa disiplinore financiare ndaj tij.

Sulmuesi belg pritet të rikthehet sërish në Belgjikë për ta vazhduar fazën e fundit të rikuperimit, me synimin që të jetë gati për t’u kthyer në fushë brenda rreth dy javësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot