Hagi: Kam lindur për të fituar, jo thjeshtë për të ekzistuar!

- Bota Sot

Hagi: Kam lindur për të fituar, jo thjeshtë për të ekzistuar!

Legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, ka zyrtarizuar rikthimin e tij në krye të Kombëtare së Rumanisë, duke marrë për herë të dytë në karrierë postin e trajnerit.

Njoftimi u bë gjatë një konference për shtyp në Bukuresht.

Hagi ka firmosur një kontratë katërvjeçare dhe e cilësoi këtë detyrë si një nder të madh, por edhe një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Objektivat e tij janë të qarta: rikthimi i Rumanisë në nivelet më të larta të futbollit europian dhe ndërkombëtar.

“Kam lindur për të fituar, jo thjesht për të ekzistuar”, deklaroi Hagi, duke theksuar ambicien e tij për të triumfuar në çdo ndeshje, për të bërë një paraqitje të fortë në UEFA Nations League dhe për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian 2028.

61-vjeçari rikthehet në këtë rol pas më shumë se 25 vitesh nga eksperienca e tij e parë në vitin 2001, e cila zgjati për një periudhë të shkurtër. Ai theksoi se tani është një trajner më i pjekur dhe më me eksperiencë, duke u shprehur se është “një trajner krejtësisht ndryshe” krahasuar me fillimet e tij.

Hagi pason në këtë detyrë legjendën Mircea Lucescu, i cili ndërroi jetë së fundmi në moshën 80-vjeçare. Lucescu kishte një rol të rëndësishëm në karrierën e Hagi-t si lojtar, duke i dhënë mundësinë e parë në kombëtare dhe duke e bërë kapiten në moshë të re.

Objektivi kryesor i Hagi-t është rikthimi i Rumanisë në turnetë madhorë, sidomos në Kupën e Botës, ku kjo përfaqësuese mungon që prej vitit 1998.



Lexoni të gjitha në Bota Sot