Fitorja e Arsenalit ka rihapur plotësisht garën për titullin e Premier League, e cila një muaj më parë dukej e mbyllur.
Manchester City i Guardiolës ka mundësinë të barazojë pikët me “Topçinjtë” në ndeshjen e tyre të avancuar kundër Burnleyt, duke pasur të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura.
Kjo sfidë është thelbësore për ambiciet e Cityt.
Për më tepër, në rast barazimi pikësh, titulli i Premier League do të vendosej nga diferenca e golave.
Kjo e bën gjuetinë për gola jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mund të sjellë rezultate spektakolare.