Kosova bëhet shteti i parë në Ballkan në Kartën Globale për fëmijët

- Bota Sot

Kosova bëhet shteti i parë në Ballkan në Kartën Globale për fëmijët

Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.

Kështu bën të ditur Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, e cila thekson se kërkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së 🇬🇧 Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.

“Fushat prioritare do të fuqizohen: Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje, Shërbime të integruara familjare dhe komunitare, Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ, Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave dhe Forcimi i kapaciteteve profesionale”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, “po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur”.

“Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve”, thuhet në njoftim.

Më shumë rreth Kartës Globale dhe zhvillimit të angazhimeve: https://www.gov.uk/.../global-charter-on-childrens-care...



Lexoni të gjitha në Bota Sot