Berat Imeri flet për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, KF Shkëndija e Tetovës

- Bota Sot

Berat Imeri flet për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, KF Shkëndija e Tetovës

Në kuadrin e gjysmëfinalës së kupës së Maqedonisë, Shkëndija e Haraçinës nesër (e mërkurë, 22 prill 2026) udhëton në Tetovë ku do të përballet me Shkëndijën, me fillim prej orës 14:00.

Kjo ndeshje është e veçante për trajnerin e haraçinasve, Berat Imeri, i cili është nga Tetova dhe në sezonin 2021/22 e ka udhëhequr Shkëndijën U19 në UEFA Youth League kundër Hajdukut nga Spliti.

Në një prononcim për Open-TV, ai thotë se ndeshjen e pret me emocione, por shton se duhet të nxjerrin maksimumin nga ky takim.

Imeri thotë se e dinë forcën e kundërshtarit, por ndeshjet e kupës janë interesante, pasi sjellin befasi. Sipas tij, futbollistët e tij duhet të hyjnë në lojë me një guxim të madh.

“Normal që kemi emocione, por për momentin mendojmë vetëm se si të nxjerrim më të mirën nga kjo ndeshje.

E dijmë forcën e kundërshtarit, por mendoj se edhe ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ku ndeshjet e kupës pikërisht për këtë arsye janë interesante edhe sjellin befasi.

Ne duhet të kemi guxim, të japim maksimumin edhe ta shijojm ndeshjen”, deklaroi trajneri Berat Imeri.

“Ne si klub Shkëndija e Haracinës vetëm mundemi të fitojmë nga kjo ndeshje, ta rrisim nivelin e lojës edhe lojtarët ta marrin me shumë vetbesim që të na shërbej gjatë vazhdimit të kampionatit”, shtoi Imeri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot