Portieri i kryeqytetasve kërkohet nga Basel

- Bota Sot

Portieri i kryeqytetasve kërkohet nga Basel

Altin Gjokaj me shumë mundësi do të largohet nga Prishtina në fund të këtij sezoni.

Interesim serioz për shërbimet e portierit të Prishtinës, ka klubi i Superligës zvicerane, Basel.

Gjigantët e Zvicrës janë të mahnitur nga performancat e 20-vjeçarit me origjinë nga Skënderaj.

Ndërkohë që “drita jeshile” nuk pritet të mungojë nga vetë futbollisti, por Basel duhet të gjejë akordin me klubin e Prishtinës.

Momentalisht nga “Transfermarkt”, Gjokaj vlerësohet 200 mijë euro.

Megjithatë, Prishtina nuk dëshiron që ta lërë të lirë për më pak se 600 mijë euro, shifër që do të “mbushte arkat” e bardhebluve të Superligës së Kosovës.

Vlen të theksohet se 20-vjeçari shihet si një nga talentët më premtues në Kosovë, teksa ka 4 ndeshje edhe me përfaqëesueses U21. Transferimi i tij te Basel, do të ishte një hap i madh në karrierë dhe hera e parë që do të luante jashtë Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot