Hansi Flick, trajneri i Barcelonës ka folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës së re.
Trajneri gjerman është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re me klubin katalunas.
Në një intervistë, Flick – tha se dëshiron të vazhdojë me Barcelonën, por që nuk është momenti i duhur tani.
“Do të doja të nënshkruaja kontratën.
Por, nuk është koha për të folur për këtë. Kemi disa gjëra tjera që duhet bërë”, u shpreh Flick
Kujtojmë që Barcelona ka mbetur në garë për titullin e La Ligas, pasi humbi Ligën e Kampionëve dhe Copa Del Rey