PSG synon përforcime në sulm

- Bota Sot

PSG synon përforcime në sulm

Paris Saint-Germain ka nisur lëvizjet për afatin kalintar veror, me këshilltarin sportiv Luis Campos që po punon aktivisht për të përforcuar repartin ofensiv.

Sipas raportimeve, Campos ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Gabriel Martinelli, sulmuesit 24-vjeçar të Arsenal, i cili mbetet një nga objektivat kryesorë të kampionëve francezë, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, PSG po monitoron edhe të ardhmen e talentit të ri Yan Diomande, 19-vjeçarit që aktivizohet te RB Leipzig, dhe që konsiderohet një nga lojtarët më premtues në Evropë.

Klubi parisien synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm, duke kombinuar përvojën me talentin e ri, ndërsa merkatoja pritet të jetë mjaft aktive për PSG-në



Lexoni të gjitha në Bota Sot