Llorente: Xavi Hernandez mund të jetë zgjedhje ideale për Man United

- Bota Sot

Llorente: Xavi Hernandez mund të jetë zgjedhje ideale për Man United

Fernando Llorente ka vlerësuar se Xavi Hernandez mund të jetë një opsion i përshtatshëm për drejtimin e Manchester United në të ardhmen.

Në një intervistë për “Hajper”, ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur, Napoli dhe Kombëtares së Spanjës, ka theksuar inteligjencën taktike të Xavit dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën.

“Xavi Hernandez i ka të gjitha. Ishte një lojtar shumë inteligjent në fushë.

Edhe kur i mungonin cilësitë fizike apo shpejtësia, ai ishte gjithmonë një hap përpara, duke mbledhur më shumë informacion para se t’i vinte topi. Kjo i lejonte të orientonte kontrollin dhe të luante me liri. Ishte si një trajner në fushë,” ka deklaruar Llorente.

Deklaratat vijnë në një moment kur e ardhmja e bankinës së Manchester United mbetet ende e hapur, pavarësisht rezultateve pozitive të fundit dhe përmirësimit të dukshëm të skuadrës në garat vendore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot