Atletico Madridi e gjen zëvendësuesin e Sorlothit

- Bota Sot

Atletico Madridi e gjen zëvendësuesin e Sorlothit

Alexander Sørloth mund të largohet nga Atlético Madrid gjatë verës, ndërsa klubi tashmë po kërkon një alternativë “low-cost” për sulmin.

Emri që po përmendet është Romelu Lukaku, i cili mund të largohet nga Napoli për një shumë të ulët.

Atlético po vlerëson opsione tjera, por vendimi final pritet të merret në javët e ardhshme, varësisht nga kushtet financiare të klubit.

Sorloth, deri më tani ka bërë 48 paraqitje me Atleticon këtë sezon, ku shënoi 17 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot