Van der Vaart këshillon talentin Smit

- Bota Sot

Van der Vaart këshillon talentin Smit

Ish-mesfushori i njohur holandez, Rafael van der Vaart, ka shprehur bindjen e tij se talenti i AZ Alkmaar, Kees Smit, duhet të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Smit ka qenë i lidhur gjatë 12 muajve të fundit me një kalim të mundshëm te klubet më të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelona.

Vetëm pak ditë pasi trajneri i Holandës, Ronald Koeman, sugjeroi se lojtari mund të përfundojë te Barcelona, Van der Vaart ka hyrë në debat duke mbështetur një tjetër destinacion për mesfushorin e ri.

Në një intervistë për median spanjolle “AS”, ai u shpreh plot superlativa për Smit.

“Ai është thjesht një lojtar jashtëzakonisht i mirë. Shpesh nxitojmë të themi për dikë që është i mirë, por në këtë rast ai është vërtet i veçantë,” deklaroi Van der Vaart.

Sipas tij, nëse zhvillimi i Smit vazhdon me këtë ritëm, e ardhmja e tij është e sigurt në majat e futbollit botëror.

“Nëse vazhdon të përparojë kështu, pa dyshim që do të përfundojë te Real Madrid ose në një nga klubet më të mëdha në botë – dhe për mua, ai klub është Real Madrid,” përfundoi ish-reprezentuesi holandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot