Ndërsa pjesa më e madhe e diskutimeve te Barcelona lidhet me afrimet e mundshme në verë, po aq e rëndësishme është edhe çështja e largimeve nga “Camp Nou”.
Me klubin që synon të qëndrojë brenda kufijve të pagave, të ardhurat nga shitjet do t’i lejonin Barcelonës të investojë më shumë në përforcime.
Duke folur për mediat, trajneri Hansi Flick theksoi se klubi duhet të “shmangë vendimet e gabuara” në merkato dhe vuri në pah mungesën e Inigo Martinezit gjatë këtij sezoni.
Ai gjithashtu i bëri thirrje drejtorit sportiv Deco dhe presidentit Joan Laporta që të jenë “perfektë” në vendimet e tyre.
Prej kohësh, mbrojtësi i majtë Alejandro Balde është përmendur si një nga lojtarët që mund të shitet për çmimin e duhur.
Sipas raportimeve, Aston Villa është e gatshme të ofrojë deri në 50 milionë euro për të, ndërsa oferta kontraktuale për lojtarin përshkruhet si “pothuajse e parezistueshme”.
Në rast largimi të Baldes, Barcelona po shqyrton alternativa.
Një nga emrat në listë është Alejandro Grimaldo i Bayer Leverkusenit, i cili mund të jetë i disponueshëm për rreth 10-12 milionë euro dhe është i interesuar për rikthim në futbollin spanjoll.
Një tjetër çështje është e ardhmja e Joao Cancelos.
Barcelona dëshiron ta mbajë, por jo me çmimin prej 15 milionë eurosh që kërkon klubi i tij, Al-Hilali.
Megjithatë, mbeten dyshime nëse Balde do të jetë i gatshëm të largohet drejt Premierligës, pavarësisht interesimit konkret nga Anglia.