Një Ronaldo i ri po i merr hapat e mëdhenjë të futbollit.
Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr po shkëlqen me grupmoshat e Al-Nassr si dhe ato të Kombëtares së Portugalisë.
Sipas mediave në Arabinë Saudite, menaxhmenti i klubit po mendon që ta inkuadrojë atë në skuadrën e parë, ku do të ketë mundësinë të luajë krah babait të tij.
Cristiano Jr, në 21 paraqitje ka shënuar plot 7 gola këtë sezon.