Një skandal i madh ka goditur futbollit Italian.
Një organizatë në stil korporate u garantoi rreth pesëdhjetë lojtarëve të futbollit të Serie A, si nga Interi ashtu edhe nga AC Milan, si dhe nga ekipet që vizitonin Milanon, një festë relaksuese dhe gjithëpërfshirëse pas ndeshjes.
Sipas mediumit, Gazetta dello Sport, katër menaxherët e organizatës, të cilët arritën të fitonin mbi një milion euro në këtë mënyrë, përfunduan në arrest shtëpiak për nxitje, shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Kompania ofroi gjithashtu atë që njihej si “droga e tullumbaceve”, një substance kimike që nuk linte gjurmë në testet e drogës tek lojtarët dhe mund të konsumohej nga futbollistët. Pas ndeshjeve, atyre iu ofrua nj pakete e plotë që përfshinte një natë në një klub, nje hotel dhe një shoqëruese.