Tre - katër futbollistë ndjejnë shqetësime te Shkëndija

- Bota Sot

Tre - katër futbollistë ndjejnë shqetësime te Shkëndija

Stadiumi i Qytetit në Tetovë do të jetë nikoqir i “derbit të emrit”, ku Shkëndija e Tetovës pret Shkëndijën e Haraçinës në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

‘Pas një shkëputjeje të gjatë, dy klubet me emrin Shkëndija rikthehen të ballafaqohen në Kupë, ashtu si në vitin 2024 ku kuqezinjtë tanë triumfuan 1:0.

Shkëndija vjen në këtë takim me një moral të lartë pas serisë fantastike në kampionat (13 gola të shënuar në tre ndeshjet e fundit).

Orari i ndeshjes është caktuar në 14:00 për të mundësuar transmetimin direkt dhe implementimin e teknologjisë VAR.

Mungesa:

Tre - katër futbollistë ndjejnë shqetësime muskulore ose lodhje dhe pritet që në bashkëpunim me ekipin mjekësor, stafi teknik të vendosë vetëm para ndeshjes për formacionin që do të zbres në fushë. 
Reshat Ramadani mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit shkaku i dëmtimit të rëndë”,
thuhet nga skuadra tetovare..

Shkëndija e Tetovës kaloi me lehtësi raundet e para (9:0 ndaj Jeni Maale), eliminoi Tikveshin (2:0) në të tetën e finales, ndërsa në çerekfinale mposhti Strugën pas një drame me penallti 5:4 (2:2 koha e rregullt).

Shkëndija e Haraçinës që luan në kategorinë e dytë është surpriza e këtij edicioni të Kupës. Pasi në start kaloi KF Sasa-n e Kamenicës (2:1), në vazhdim eliminoi ekipet e elitës, Pelisterin (1:0) dhe Rabotniçkin (3:1) për të siguruar këtë biletë historike në gjysmëfinale.

Shkëndija e Tetovës kërkon të hedhë hapin e sigurt drejt “Double” (Kampionat dhe Kupë), duke synuar një rezultat sa më bindës përpara ndeshjes së kthimit.

“Kuqezinjtë tanë kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke treguar një efikasitet të frikshëm para portës.

Ky është takimi i dytë zyrtar mes këtyre dy ekipeve në vitet e fundit pas një pauze të gjatë. Dy Shkëndijat u përballën në Kupë në vitin 2024, kur takimi u vendos nga një gol i vetëm në favor të ekipit tonë.

Për herë të parë në këtë sezon të Kupës, arbitrat do të kenë ndihmën e teknologjisë VAR, gjë që pritet të rrisë korrektësinë në vendimet e rëndësishme”, thuhet nga klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot