Pas një sezoni me ulje-ngritje dhe vështirësisë për të qenë titullar i rregullt, Bradley Barcola pritet të largohet në verë nga PSG. I aktivizuar në 40 ndeshje, ku ka luajtur rreth 2500 minuta në total, Bradley Barcola ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 7 asiste.
Anësori i majtë është i pakënaqur me situatën e tij në klub dhe mungesën e besimit të plotë nga Luis Enrique, ndaj është i gatshëm të nisë një aventurë të re në verë.
“SPORT” zbulon se 23-vjeçari i është vetëofruar Barcelonës, pasi është i bindur se profili i tij përshtatet në mënyrë të ëprkryer me sistemin e katalanasve.
Agjenti i tij i ri, Moussa Sissoko, ka nisur kontaktet e para me Barcelonën, por transferimi te katalanasit duket i vështirë për një arsye, që është vlera e tij në treg rreth 80 milionë euro.
Duke qenë se Barcelona ka prioritete të tjera në verë si transferimi i një qendërsulmuesi dhe i një qendërmbrojtësi, duket e vështirë që të nënshkruajë edhe me Barcola-n. Aq më tepër që situata financiare e katalanasve nuk është në ditët e tyre më të mira.