Zbulohet vendimi për Ernest Muçin, presidenti i Besiktas: Deri më 10 maj,

- Bota Sot

Zbulohet vendimi për Ernest Muçin, presidenti i Besiktas: Deri më 10 maj,

Trabzonspor ka afat që të aktivizojë opsionin e blerjes së Ernest Muçit deri më datë 10 maj.

Është vetë presidenti i Besiktas, klub i cili ka në pronësi shqiptar, ai që ka bërë zyrtare diçka të tillë.

Në një prononcim të dhënë për “HT Spor”, presidenti i Besiktas, Serdal Adali ka treguar që opsioni i blerjes së Muçit duhet të shfrytëzohet deri më 10 maj, përndryshe do të kthehet te Besiktas.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se nuk ka diskutuar për ulje çmimi.

“Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Në anën tjetër Semih Kiliçsoi ishte diçka rreth fillimisht të qershorit.

Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Pasi është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje”, ka thënë presidenti Adali për “HT Spor”



Lexoni të gjitha në Bota Sot