Krizë e thellë për Chelsean, seria më e keqe që nga viti 1912

- Bota Sot

Krizë e thellë për Chelsean, seria më e keqe që nga viti 1912

Sezoni i Chelseat ka prekur një pikë shumë të ulët, pasi pësoi humbjen e pestë radhazi në kampionat pa shënuar gol, duke u mposhtur bindshëm 3:0 nga Brightoni.

Kjo është hera e parë që Chelsea kalon një seri kaq të dobët pa gol që nga viti 1912, ndërsa trajneri Liam Rosenior u përball me thirrje nga tifozët për shkarkimin e tij.

Fitorja e Brighton erdhi falë golave të Ferdi Kadıoglu (3’), Hinshelwood (56’) e Danny Welbeck (90+1’).

Me këtë fitore, Brighton kaloi Chelsean në renditje dhe u ngjit në vendin e gjashtë me 50 pikë, duke rritur shpresat për një vend në garat evropiane, me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Chelsea e zë vendin e shtatë me 48 pikë pas javës së 34-tw në Premier League në futboll.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Chelseat në stadiumin e Brightonit, një situatë shumë zhgënjyese për drejtuesit e klubit londinez, të cilët kanë shpenzuar rreth 262 milionë funte në vitet e fundit për transferime.

Një nga transferimet më të shtrenjta, Moises Caicedo, i cili kushtoi rreth 120 milionë funte, u konsiderua fajtor për golin e dytë të shënuar nga Hinshelwood.

Tifozët e Brighton festuan këtë fitore të thellë, ndërsa për Chelsean kriza duket se po thellohet gjithnjë e më shumë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot